
Jorginho i vendos kushte për rinovim Chelsea, kërkon më shumë se dyfishin e pagës
06 nëntor 2022
| 13:31
Mesfushori i Chelsea, Jorginho ka vendosur kushte për rinovim.
Siç raporton “Sport”, Jorginho është duke kërkuar 13.6 milionë euro për të rinovuar me “Blutë e Londrës”.
Mesfushori, i cili tani fiton 6.4 milionë euro, do të kërkonte më shumë se dyfishin për të qëndruar.
Kjo gazetë siguron se Chelsea nuk pritet të ngrit aq shumë pagën e tij dhe atij pritet t’i ofrohet një shumë midis 7 ose 8 milionë euro.
Nëse marrëveshja nuk arrihet Milani dhe Barcelona presin afrimin e italianit.