Joshua: Jam më pranë duelit me Usyk sesa me Furyn

04 dhjetor 2020 | 21:07

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO), ka vënë në dilemë dy sfidat që ai ka planifikuar vitin tjetër me Tyson Furyn. Joshua ka thënë se është më pranë zhvillimit të një dueli me ukrainasin Oleksandr Usyk sesa me patronin e tij Fury, që mban titullin e kategorisë WBC.

“Unë nuk e di nëse Fury do të duelojë më Wilder apo jo. Nuk e di nëse ai do të duelojë më Kabayel apo jo. Ai deklaroi se do të përballet me mua, por nuk e ka firmosur marrëveshjen dhe ne nuk po duelojmë”, ka thënë Joshua.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, por nëse do të vija bast të gjitha paratë e mia, do të thosha se do të përballem me Usyk. Ai është pjesë e kompanisë Matchroom si unë, i pamposhtur, kampion bote dhe i mandatuar. Kur ai thotë se do të përballet me dikë, ai e realizon këtë gjë”, ka shtuar Joshua, i cili ka 23 fitore e 1 humbje në karrierën e tij. Joshua do të mbrojë më 12 dhjetor titujt kampionë bote në një duel ndaj Kubrat Pulev, në Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…