
Juve e mposhti në derbi Interin
16 shkurt 2025
| 23:42
Derbi i Seria A i takon Juventusit, me bardhezinjtë që thyen Interin 1-0 në Torino. Në minutën e 11-të, zikaltërit iu afruan golit, me anë të Barellas.
Pas gjysmë ore lojë, “Zonja e Vjetër” u shfaq rrezikshëm në zonën kundërshtare, me Kolo Muani që lëshoi sinjale të qarta. Edhe pjesa e dytë pati ritëm, me rastet që nuk munguan. Në të 76-tën minutë, torinezët kaluan në epërsi, me Conceicao që përfitoi pas një rrëmuje në zonë dhe me një të majtë tokazi mposhti portierin.
Interi i vendit të dytë humbet mundësinë për të kapur kreun, ndërsa Juvja është e katërta.