Juve planifikon rikthimin e Pjaniçit

02 gusht 2022 | 11:20

Juventusi duket se nuk do të ndalet në merkato, ku pas transferimeve të Di Maria, Pogba dhe Bremer, “Zonja” duket se ka nisur nga puna për një rikthim të bujshëm siç është mesfushori Miralem Pjaniç.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit i cili nuk ka arritur dot të përshtatet te Barcelona pas transferimit atje në një marrëveshje që dërgoi në Torino brazilianin, Arthur.

Pjaniç do të ishte një zgjidhje ideale për Max Allegrin i cili e njeh mirë lojtarin dhe do ta aktivizonte menjëherë si titullar duke parë dhe problemet e fundit me dëmtimet e Pogba dhe Mekeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka i është kthyer normalitetit në pikën kufitare të vendit…