Juve transferon Marcelon për 45 milionë euro

05 shkurt 2019 | 12:06

Juventusi prej kohësh ka shprehur interesin e madh që ka për të sjellë në Torino, mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo. Braziliani duket se është lodhur në Madrid dhe do të ndryshojë ekip.

Në këtë ka ndikuar edhe Ronaldo, i cili i ka folur shumë mirë për jetën në Itali dhe për skuadrën e Juventusit dhe organizimin e tyre. Sipas atyre që raportojnë mediet spanjolle dhe veçanërisht “Marca”, Juventusi do të japë 45 milionë euro dhe do të bëjë pjesë tek ekipi brazilianin.

Transferimi do të bëhet në verë dhe bardhezinjtë do të sakrifikojnë Aleks Sandron. Nga ana tjetër, bëhet fjalë që Juventusi me 90 milionë euro do të marrë Marcelon, por edhe James Rodrigezin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një turneu promovues të filmit të tij të ri…