Juves nuk mjafton Ronaldo

20 tetor 2018 | 20:53

Juventus ndalet në javën e 9-të të Serie A. Genoa ka ndalur hovin e tetë fitoreve radhazi të Zonjës së Vjetër në barazimin 1-1 në Allianz Stadium.

Me këtë barazim, Juve shkon në kuotën e 25 pikëve, dhe tani Napoli, Inter dhe Lazio kanë mundësi të përfitojnë duke iu afruar Kampionëve.

Juve e nisi mirë ndeshjen dhe ishte Ronaldo ai që tronditi shtyllën në minutën e 14’ pas një goditjeje me kokë. Vetëm katër minuta më pas sulmuesi portugez gjen golin e avantazhit. CR7 me nuhatje dhe me pak fat ka shtyrë topin në rrjetë. Juve vazhdon të insistojë për golin e dytë, por pa sukses. Pas pushimit Genoa, një nga aksionet e rrallë, arrin të barazojë rezultatin.

Në minutën e 67’ Daniele Bessa ka bëjë të heshtë Allianz Stadium me golin e tij nga pranë portës që mundi portierin Szczesny. Ndeshja përfundoi 1-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është zyrtare. Neymar është sërish beqar! Sulmuesi i PSG-së…