‘Ka ardhur koha për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ShBA-së’

27 korrik 2022 | 12:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur takimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në ShBA.

Përmes dy postimeve në llogarinë e vet në  “Twitter”, Haradinaj ka thënë se e ka mirëpritur edhe mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së.

Më tutje, ai ka thënë se ka ardhur koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ShBA-së.

“E mirëpres mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së dhe takimin e delegacionit shtetëror me sekretarin Blinken. Amerika ka treguar edhe një herë lidership të vërtetë për të na mbështetur ekonomikisht dhe në dialog. Është koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ShBA-së”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Meta ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e parë të…