Ka ardhur koha që City ta fitojë Ligën e Kampionëve

31 maj 2020 | 10:01

Riyad Mahrez beson se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, për herë të parë në histori të klubit.

UEFA ka për qëllim ta rifillojë garën në Champions në gusht, sapo të kenë përfunduar të gjitha ligat vendore pas pezullimit të futbollit. Nëse ndodh kështu, City do ta vazhdojë aty ku e la para pandemisë Covid-19, kundër Real Madridit në 1/8 e finales, me një fitore prej 2:1 nga ndeshja e parë në Santiago Bernabeu.

Në tri përpjekjet e kaluar nën udhëheqjen e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve, City nuk ka mundur të shkojë më larg se çerekfinalja.

Gjysmëfinalja e vitit 2016, kur u mposht nga Real Madridit, nën udhëheqjen e Manuel Pellegrinit është arritja më e madhe e Cityt në Champions.

“Mendoj se kjo është një kohë e mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ne e kemi ekipin, e kemi trajnerit, i kemi të gjitha. Prandaj është koha e duhur. Nuk e di nëse jemi më të mirët, por jemi mjaft të mirë për ta fituar këtë trofe”, ka thënë Mahrez.

“Liga e Kampionëve është e zorshme, të gjithë duan ta fitojnë, prandaj do të jetë betejë e madhe”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë mbrëmë e ka zhvilluar mbledhjen e 37-të.…