Kabineti i ri qeveritar takohen me presidentin e Maqedonisë së Veriut

17 janar 2022 | 15:54

Mbrëmë është zgjedhur Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, në krye me Dimitar Kovaçevski.

Zëvendësi i tij, Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka bërë me dije se të hënën janë takuar me presidentin e këtij shteti,  Stevo Pendarovski.

“Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e re, e përbashkët, për një të ardhme më të mirë. Para nesh janë sfidat e mëdha në shumë sfera si në atë të energjetikës, planin ekonomik dhe shëndetësor dhe shumë problematika tjera të cilat qytetarët presin t’i zgjidhim”, ka shkruar Grubi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dren Spahiu është emri i radhës nga skitaria që ka…