Kadri Veseli fton qytetarët e Maqedonisë të votojnë për të ardhmen e tyre evropiane

27 shtator 2018 | 14:44

Kadri Veseli, është kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës që viziton kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin, dhe përgjithësisht është vizita e parë e një kryetari të Kuvendit të Kosovës që pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

Ai sot u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë ne referendumin popullor me 30 shtator, duke vendosur për të ardhmen e tyre evropiane.

Ja postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Të dielën, qytetarët e Maqedonisë nuk do të vendosin vetëm për emrin e shtetit, por votimi pro në referendum është edhe për të ardhmen europiane të rajonit.

Prandaj, i ftoj bashkombasit tanë të dalin e të votojnë masivisht. Në takim me Kryeparlamentarin Talat Xhaferi diskutuam në Shkup për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në të gjitha fushat.

Përfundimi i autostradës Arbën Xhaferi do të lehtësojë komunikimin më të mirë dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Epopesë…