Kadri Veseli në mesin e tre politikanëve më të preferuar në Kosovë

06 korrik 2022 | 11:44

Po bëhen gati 2 vjet prej që ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk është më aktiv në politikë.

Kjo për shkakun se ai gjendet në paraburgim në Hagë, si i akuzuar nga Prokuroria e Specializuar.

Sidoqoftë, kredibiliteti dhe besueshmëria e Veselit tek qytetarët duket se nuk ka pësuar ndryshim.

Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), Veseli është lideri i tretë politik, të cilit qytetarët i besojnë më së shumti, pas Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Veseli ka marrë 9 për qind të votave në pyetjen: “Cilit politikan, apo personi publik i besoni më së shumti?”.

Ndonëse që dy vjet, Veseli nuk ka ushtruar asnjë funksion publik apo politik, ai ka lënë prapa politikanë që tanimë janë aktiv në Kosovë, duke përfshirë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së, Memli Krasmiqi si dhe kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

Veseli ka lënë prapa edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

27 për qind e qytetarëve janë përgjigjur me “asnjë” teksa 16 për qind e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita sot do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë…