Kaka, Leaos: Mos u largo nga Milani

03 shkurt 2023 | 16:44

Shumë klube evropiane janë të interesuara për yllin e Milanit, Rafael Leao. Portugezi ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën kuqezi edhe pse drejtuesit e italianëve po bëjnë maksimumin për ta bindur të qëndrojë në “San Siro”.

Së fundmi, në lidhje me të ardhmen e Leaos foli edhe një legjendë e Milanit si Ricardo Kaka.

“Leao është nga ata lojtarë që mund ta ndryshojnë ndeshjen në çdo moment. Një lojtar fantastik që mua më pëlqen shumë, por nëse e sheh futbollin italian si një skenë kalimtare atëherë bën mirë të largohet sa më shpejt. Mendoj se është në momentin më të mirë për të lëvizur. Por, unë e këshilloj të qëndroj sepse nuk e shoh futbollin italian si të lënë pas dore dhe, përveç kësaj, ndonjëherë të largohesh nga Milani thjesht nuk është zgjedhja e duhur”, ka thënë Kaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se…