Kalendari i La Ligas, Barça-Real takohen më 28 tetor

24 korrik 2018 | 17:50

Asambleja e Përgjithshme e Federatës Spanjolle të Futbollit ka miratuar të martën kalendarin e La Ligas për sezonin 2018-2019.

Shorti është hedhur përmes një sistem të ri kompjuterik. Një kalendar që është asimetrik, që do të thotë se rendi i ditëve të fazës së parë nuk do të jetë i njëjtë me atë të fazës së dytë. Kujtojmë se sezoni i ri i La Liga-s fillon më 18 gusht. Kampionët katalanas në fuqi e nisin në “Camp Nou”, kundër Alaves, ndërsa Atletico Madrid do të jetë mysafir në “Mestalla”, duke sfiduar Valencian në ndeshjen më të mirë të javës së parë.

Real Madridi pret në shtëpi Getafe. Barcelona dhe Real Madridi do të takohen për herë të parë në sezonin e ri në javën e 10-të (28 tetor), në “Camp Nou”. “Classico” e fazës së dytë do të luhet në javën e 26-të (3 mars). Derbi i Madridit mes Real dhe Atletico do të luhet në “Bernabeu”, në javën e 7-të (30 shtator) dhe kthimi në “Wanda Metropolitan”, javën e 23-të (10 shkurt). Derbi i Katalonjës mes Barcelonës dhe Espanyol do të luhet në “Cornellà”, në javën e 15-të (9 dhjetor), ndërsa kthimi në “Camp Nou”, javën e 29-të (31 mars). Barcelona do të përfundojë kampionatin e ardhshëm në “Ipurua”, duke u përballur me Eibarin.

Real Madridi, nga ana tjetër, do ta përfundojë në “Santiago Bernabeu”, duke luajtur kundër Betis; ndërsa Atletico Madrid do të jetë duke luajtur në “Ciutat de Valencia”, kundër Levantes. Dueli më tërheqës apriori i javës së fundit të La Liga, sezonin e ardhshëm, do të jetë Sevilla-Athletic.

Java a e parë – 19 gusht

Athletic-Leganes
Betis-Levante
Celtic-Espanyol
Eibar-Huesca
Girona-Valladolid
Ray-Sevilla
Barcelona-Alaves
Valencia-Athletic
Real Madrid-Getafe
Villarreal-Real Sociedad

Java e fundit – 19 maj

Alaves-Girona
Celta-Rayo Vallecano
Espanyol-Real Sociedad
Getafe-Villarreal
Huesca-Leganes
Sevilla-Athletic
Levante-Atletico Madrid
Eibar- Barcelona
Real Madrid-Betis
Valladolid-Valencia

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti…