Kamberi kritikon Lajçakun: Takohet me serbët e Kosovës, ndërsa mua nuk më përgjigjet

15 shkurt 2024 | 13:28

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se teksa takohet me serbët e Kosovës, ai si deputet që përfaqëson rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi ka kërkuar vazhdimisht një takim me të për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi.

Ai ka thënë se Lajçaku asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesave për takim.

“Fatkeqësisht, nuk kam marrë asnjë përgjigje pozitive nga Lajçaku apo ekipi i tij”, ka shkruar Kamberi në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri me rastin…