Kampioni i botës në Formula 1 rikthehet pas një viti, do të garojë në Nascar

27 maj 2022 | 16:57

Piloti finlandez, Kimi Raikkonen, ish-kampion bote në Formula 1 me Ferrarin (viti 2007), do të rikthehet në gara pas një viti pushim. Ai do të garojë në garat Nascar, ku të gjithë e njohin, pasi ka garuar një herë në vitin 2011, ku u klasifikua në vendin e 27.

Raikkonen u tërhoq nga garat e Formulës 1 në fund të vitit të kaluar, teksa garonte me Alfa Romeo Racing. Gjithsesi, pasioni për garat bëri që ai të rikthehet, këtë herë në Nascar, ku mbahet mend edhe për një batutë: “Kjo makinë është një m…, pasi nuk ecën”. Finlandezi do të zbresë në pistë më 21 gusht, në Watkins Glen dhe do të garojë me Chevrloet Camaro ZL1 të skuadrës Trackhouse dhe do ta mbajë numrin 91. Ka qenë skuadra e Trackhouse ajo që i ka propozuar finlandezit këtë detyrë dhe ai pranoi.

“Nuk kisha ndër mend të rikthehesha për të garuar. Ata erdhën në shtëpinë time në Zvicër dhe më bindën, pasi kishin një program të qartë. Do të jetë argëtuese dhe do të përgatitem seriozisht. Është një garë kompetitive dhe do të jetë një sfidë e madhe për mua”, ka thënë Raikkoneni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit ka publikuar të premten opinionin për çështjen…