Kandidimi i Hamzës për kryeministër, Çitaku: Na priftë e mbara!

27 mars 2024 | 16:24

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas nominimit të Bedri Hamzës për kryeministër të vendit, nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi.

Çitaku ndër tjerash tha se është krenare me familjen politike të cilës i takon.Derisa tha se për Bedri Hamzën flet puna dhe angazhimi i tij.

“Na priftë e mbara! Pafundësisht krenare me familjen politike të cilës i takoj.  Memli Krasniqi është lider atipik për hapësirat tona, jo egoist, punëtor, i zgjuar, guximtar. E Bedri Hamza është njeri i dëshmuar. Për Bedriun flet puna dhe angazhimi i tij. Bashkë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ndryshe, Krasniqi në konferencë për medie, ka thënë se Bedri Hamza si personalitet i dëshmuar është përgjigjja ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë dhe të ardhme të sigurt.

Derisa kandidati Hamza, e quajti nder dhe përgjegjësi kandidimin e tij për këtë pozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri…