Kane: Dua të jem protagonist në Botëror

11 qershor 2018 | 15:15

Harry Kane ka folur për disa nga gjërat që e kanë inspiruar gjatë karrierës. Sulmuesi, që dy ditë më parë firmosi me Tottenhem Hostpur kontratën nga e cila do të fitojë 105 milionë euro për gjashtë vjet, deklaroi se kush ishte sekreti për t’u shndërruar në një nga golashënuesit më të mirë në botë.

“Ronaldo ‘Fenomeni’ është një nga lojtarët që kam ndjekur që fëmijë, edhe pse loja jonë nuk është e ngjashme. Mënyra se si lëvizte dhe shënonte ishte brilante. I shihja në ‘Youtube’ këto video të tij. Kaloja rreth një orë, duke bërë këtë gjë. E admiroja shumë atë. Shpesh mendoja, teksa e shihja: Ai është një goleador dhe unë dua të bëhem si ai”, ka thënë Kane, i cili për sulmuesin anglez Sheringamin ka deklaruar: “Kur fillova të luaja futboll, karriera e tij kishte përfunduar, por kam parë shumë video. Ishte një sulmues i zgjuar. Truri i tij punonte vetëm për futboll. Mendoj se kam ngjashmëri me atë dhe kështu do të bënim një dyshe të shkëlqyer në fushë. Do të doja shumë të luaja me të”.

Për Botërorin që fillon pas pak ditësh, Kane ka bërë me dije se synon të jetë protagonist në kampionatin e tij të parë. “Të gjithë do t’i kenë sytë te ne. Do të jetë një skenar monstruoz. Për mua është kampionati i parë Botëror. Dua të jem protagonist. Jam shumë i emocionuar. Do të ketë shumë nervozizëm dhe tension. Po ne duhet të mundohemi të tregohemi të qetë dhe t’i përballojmë situatat”, ka deklaruar Kane.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rënie -0.7 për…