Kapen 3.5 kilogram narkotikë në Gjilan, një i arrestuar

25 nëntor 2018 | 14:36

Prokuroria Themelore e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin Sh.Z., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria ka bërë me dije se pas njoftimit me rastin, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast pas bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse në Gjilan, tek i dyshuari janë gjetur 3.5 kilogram narkotikë, që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Dyshohet se Sh.Z ka poseduar këto lëndë narkotike me qëllim të shitjes.

Ndaj të njëjtit është marrë aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale, pasi që dyshohet se është i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nëpërmjet një deklarate për…