Kapiteni i Serbisë, Tadiq, tallet me lojtarin turk që agjëron

06 prill 2023 | 14:21

Një skandal i madh ka plasur në ndeshjen mes Ajax dhe Feyenord, ku në qendër të vëmendjes ishte sërish kapiteni i Serbisë, Dusan Tadic. Ky i fundit vazhdon që të ketë përplasje me lojtarët turq.

Më herët një prej tyre nuk i zgjati dorën në ndeshjen e Eredivisie pasi Tadic ishte një nga personat e vetëm që nuk shprehu solidaritet për tërmetin e madh që tronditi Turqinë. Këtë herë Tadic është tallur me një lojtar turk të Feyenord, Orkan Kokçu, vetëm sepse ky i fundit mbante agjërim.

Pas një dueli me shtyrje fizike mes lojtarëve, serbi bëri një gjest me dorë. Shumë persona mendojnë se kjo kishte të bënte me lëvizjen e Kokcu që disa minuta para këtij dueli u ul në fushë për të marrë ushqim dhe ujë. Mendohet se kjo ishte një tallje e Tadic për faktin se kundërshtari i tij po agjëronte në muajin e Ramazanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Realit të Madridit, Federiko Valverde, ka komentuar suksesin…