Karateistët rrëmbejnë edhe tre medalje në Evropianin për të rinj

09 shkurt 2020 | 16:06

Pas medaljes së bronztë të arritur të shtunën nga karateisti, Betim Maliqi, Përfaqësuesja e Kosovës të dielën ka arritur të rrëmbejë tre medalje të tjera në Kampionatin Evropian për të rinj që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Federata e Karatesë së Kosovës ka bërë të ditur se medalje të bronztë kanë arritur Benjamin Shabani, Vesa Ibrahimi dhe Albulena Gërvalla. Shabani, që luftoi në kategorinë U21 me mbi 84 kilogramë, fitoi medaljen e bronztë duke mposhtur garuesit nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia. Derisa pësoi nga garuesi nga Ukraina.

Për medalje të bronztë, në repesazhë, ai e mposhti garuesin nga Turqia me rezultat prej 5 me 0. Edhe Vesa Ibrahimi garoi në kategorinë U21, deri në 68 kilogramë. Ajo fitoi ndaj garueseve nga Maqedonia Veriore, Finlanda e Bjellorusia. Derisa humbi nga garuesja nga Rusia. Në garë për të bronztën shkëlqeu duke fituar me rezultat prej 8 me 1 ndaj garueses nga Franca. Kurse me katër fitore e një humbje medalje të bronztë mori edhe Albulena Gërvalla në kategorinë U21, deri në 55 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Pagarushë të Malishevës është varrosur të dielën në mesditë,…