Karim Benzema dhe rregulli i pashkruar me Real Madrid si fitues i “Topit të Artë”

12 shkurt 2023 | 16:13

Real Madrid fitoi për të pestën herë Botërorin e Klubeve. Një sukses që ka pasur si protagonist edhe Karim Benzema, autor i një nga pesë golat e shënuar në total nga të tijtë.

Pikërisht francezi, në këtë javë, është në qendër të zërave të ndryshëm që kanë lidhje me të ardhmen e tij. Kontrata e lojtarit me Real Madrid është drejt skadencës, por gjithçka do të varet nga dëshira e tij për të rinovuar.

Në fakt, sipas asaj që shkruan Marca, brenda klubit spanjoll duket se ekziston një rregull “i fshehtë”.

Ekziston një pakt i pashkruar brenda klubit që do ta lejonte fituesin e Topit të Artë të vendoste vetë për fatin e tij.

Në thelb, kush fiton çmimin ka më pas të drejtën të zgjasë marrëveshjen në rast se do ta dëshironte ose, njëkohësisht, të zgjedhë të bëjë të kundërtën. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e…