Katër futbollistë të Bayernit mposhtin Covidin

17 nëntor 2021 | 11:25

Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen ka marrë lajme të mira, pasi disa futbollistë e kanë kaluar me Covid-19 dhe i janë bashkuar stërvitjes me trajnerin Julian Nagelsmann.

Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala pas testimit të fundit kanë rezultuar negativ duke lënë përfundimisht karantinën.

Ende nuk do të jetë i gatshëm Niklas Sule, i cili mbetet në karantinë dhe nuk është akoma i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën. Edhe pse i vaksinuar, mbrojtësi ka shfaqur simptoma të lehta dhe duhet të presë ende dritën jeshile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.11.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  …