KB Peja rikthehet në Superligë

09 shtator 2019 | 15:22

KB Peja do të rikthehet direkt në Superligën e Kosovës në basketboll. Lajmin e ka konfirmuar ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

“FIBA dhe FBK-ja do ta marrin vendimin për rikthimin e KB Peja edhe atë direkt në Superligën e Kosovës. Largimi i KB Peja nga Superliga vitin e kaluar ka qenë humbje e madhe për të gjithë dhe mu për këtë arsye ky rikthim do të jetë tejet i rëndësishëm jo vetëm për sportin pejan, por në përgjithësi për sportin kosovar. Ftoj qytetarët e Pejës e sidomos bizneset të solidarizohen dhe përkrahin krenarinë e qytetit të tyre që t’i kthehet shkëlqimi që e ka pasur dikur, duke e shfrytëzuar ligjin e sponzorizimit të aprovuar kohë më parë nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Belegu në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe karriera e tij, nuk duan shumë komente.…