KB Prishtina kualifikohet në finale

28 prill 2019 | 18:56

KB Prishtina ka mposhtur KB Bashkimin për herë të tretë në gjysmëfinale të “play-offit” dhe në këtë mënyrë e ka siguruar kualifikimin në finale.

Në “Sezai Surroi” prishtinasit fituan 95-98. Milaile Tmusiq shënoi 30 pikë për Prishtinën, si lojtari më efikas në ndeshje. Në anën tjetër u dallua Drilon Hajrizi me 26 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime. Në finale Prishtina pret fituesin e duelit Rahoveci – Ylli.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka arritur të barazon rezultatin në ndeshjen derbi ndaj…