KB Prishtina nesër përballet me KK Lovçen

05 dhjetor 2023 | 16:15

KB Sigal Prishtina nesër (e mërkurë) do të përballet me KK Lovçen, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Ligës Ballkanike. Klubi më i madh në vendin tonë sërish do të luajë në Ligën Ballkanike, të cilën prishtinasit e kishin fituar pak vite më parë.

Sigal Prishtina, e cila synon t’i shkojë deri në fund kësaj gare, në duel me Lovçen hyn me ambicie për fitore në mënyrë që ta bëjë hapin e parë në këtë garë joshëse.

Dueli në mes të Sigal Prishtinës dhe Lovçen luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndeshje që pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë nga tifozët prishtinas “Plisat”. Sfida në mes të Sigal Prishtinës  dhe Lovçen fillon në orën 17:30.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti Arktik ka përfshirë një pjesë të Rusisë të martën,…