KEDS-i zëvendëson rrjetin elektrik të vitit 1972 në Shtime me rrjet të ri

01 qershor 2018 | 13:47

Fshati Petrovë dhe lokaliteti të udhëkryqi i quajtur “Të Pishat” në Bnicë të Komunës së Shtimes janë dy vendbanimet që kanë përfituar nga investimi i radhës i KEDS-it.

145 familje, të cilët ndër vite kanë pasur probleme të mëdha me tensionin e ulët, si pasojë e rrjetit të vjetër, tashmë janë përfitues të këtij investimi.

Në projektin “Petrova I- Kulla Rashiti” në fshatin Petrovë, që njihet edhe për biznesin e gurëthyesve, gjatë implementimit të projektit, KEDS-i ka vendosur dy trafo, njëra me fuqi prej 400 kVA dhe tjetra me një kapacitet 250 kVA.

Gjithashtu, janë vendosur 85 shtylla betoni për tensionin e ulët dhe 13 për tensionin e mesëm dhe janë shtrirë 4400m kabllo ajrore për tension të ulët dhe 843m kabllo nëntokësore për tension të mesëm.

Sipas Lavdim Tërshanës, banor i fshatit Petrovë, KEDS-i ka bërë një investim me hapa të sigurt.

Edhe banori tjetër i këtij fshati, Hazer Rashiti, me profesion zdrukthëtar, ka falënderuar KEDS-in dhe punëtorët për punën që kanë bërë në fshat.

“Tension i lartë na kalonte nëpër shtëpi dhe rrjeti ishte i vjetër që nga viti 1972 dhe gjithmonë paraqiste rrezik. Me kujtohet kur një shtyllë ra mbi një kulm të një shtëpie, por fati deshi që të mos pësojë askush. Tash rryma është e fortë dhe stabile”, ka thënë Rashiti.

Projekti tjetër i KEDS-it në Komunën e Shtimes përfshin lokalitetin “Te Pishat II”, fshati Bincë, ku kjo kompani ka investuar që 127 familje në këto anë t’ju gëzohen këtyre investimeve. Banorët që jetojnë këtu kryesisht janë të ardhur nga viset tjera.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën…