Kelkos pajiset fshehurazi dhe kundërligjshëm me leje mjedisore OJQ-të padisin Ministrinë e Mjedisit

05 janar 2024 | 11:16

Sot kemi dorëzuar padi kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas zbulimit se ata i dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë Kelkos, duke neglizhuar gjendjen e shkatërruar të mjedisit dhe mohuar pjesëmarrjen publike.

Është mësuar se një vit më parë, ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka mbajtur takime të fshehta me kompaninë Kelkos dhe pas takimeve, kjo kompani ka marrë leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan. Kelkos asnjëherë nuk ka arritur të pajiset me këtë leje dhe ka operuar pa të që nga vitit 2009. Aktualisht kompania Kelkos vepron lirshëm me të gjitha hidrocentralet pavarësisht dëmeve shumë milionshe dhe të parikuperueshme që vazhdon t’ia shkaktojë ambientit në Kosovë.

Kompania Kelkos, tashmë partnere e ministrit Aliu, është përgjegjëse për degradimin e Parkut Kombëtare, Bjeshkët e Nemuna dhe Deçanit, komunë kjo që kishte pamje që të linin pa frymë ndërsa tani, ashtu siç dëshmohet në foto, ato pamje të ngjallin vetëm keqardhje. Qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin konkret se kompania Kelkos nuk do të trajtohej më me favorizime nga institucionet shtetërore. Derisa ishin në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje thirri seance urgjente në Parlamentin e Kosovës për çështjen e Kelkosit, dorëzuan padi kundër Ministrisë së Mjedisit, vizitonin Deçanin, dhe premtonin bashkëpunim të ngushtë me aktivistë dhe transparencë radikale për të ndalur degradimin e natyrës dhe ndikimin e Kelkosit në institucionet publike. Megjithatë, pas ardhjes në krye të Ministrisë së Mjedisit, ministri Aliu ka akomoduar kërkesat e kompanisë Kelkos duke u bërë kështu pjesë e skemës shkatërruese të ambientit. Vendimi i lëshuar nga ministri Aliu amniston kompaninë Kelkos nga të gjitha shkeljet që janë bërë përmes operimit të hidrocentralit Lumbardhi pa leje mjedisore. Tutje, ministri Aliu vazhdimisht refuzon dialogun me ambientalistë, mohon të drejtën e qasjes në dokumente publike, denigron ambientalistët në konferenca për media, dhe se fundmi ka ndërprerë edhe bashkpunimin me organizatën ndërkombetare për mbrojtje të lumenjeve, Riverwatch. Veçanërisht shqetësues është fakti se lejet janë dhënë përmes një udhëzimi administrativ për të cilën pas ankesës sonë Zyra e Kryeministrit kishte dërguar udhëzime ligjore në Ministri duke kërkuar që të plotësojë atë Udhëzim Administrativ për të përfshirë pjesëmarrjen publike. Ministri Aliu ka injoruar në tërësi obligimin ligjor dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë Kelkos, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara. Ky veprim jo vetëm që është i dëmshëm për mjedisin, por edhe i rrezikshëm dhe alarmues për një qeveri demokratike. Prandaj, ne kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Kryeministrit Kurti.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Roli aktiv i Ministrit Aliu në procesin e dhënies së këtyre lejeve, duke mbajtur takime te fshehta dhe moslejimin e pjesëmarrjes publike, nxitë dyshime të mëdha për integritetin e tij, përfitimet e mundshme por mbi të gjitha mundëson shkatërrimin e mëtutjeshëm të ambientit në Deçan. Përmes kësaj padie ne kërkojmë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë Kelkos, gjë që do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan dhe anulimin e Udhëzimit Adiministrativ për Leje Mjedisore. Për çdo pyetje mund të kontaktoni përfaqësuesen e organizatës Pishtarët, Shpresa Loshaj, në viber/whatsapp 1-778-3181263 dhe në facebook, apo email [email protected]. Organizatat Mjedisore: Pishtarët, Gjethi, EcoZ.

Shpresa Loshaj -Përfaqësuese e organizatës Pishtaret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e tij…