Këngëtaret shqiptare mahnisin me zërin e tyre jurinë e “The Voice” në Zvicër (Video)

10 shkurt 2020 | 12:14

Së fundmi dy vajza të reja me origjinë shqiptare i janë bashkuar listës së talenteve që na bëjnë krenarë në mbarë botën. Bëhet fjalë për Drilona Musa dhe Lorena Beadinin, të cilat kanë marrë pjesë në spektaklin më të njohur të muzikës, “The Voice”, në Zvicër dhe kanë mahnitur jurinë e publikun me zërin e tyre.

Drilona Musa ka konkurruar me një ‘cover’ të këngës së njohur të Britney Spears “Toxic”. Ndërsa Lorena me këngën e Meghan Trainor “All about that bass”. Në fund të gjithë anëtarët e jurisë kanë kthyer karriget për të dyja dhe janë ngritur në këmbë për t’i duartrokitur për zërin e tyre magjik.

Edhe pse “lufta” mes trajnerëve ishte e fortë për përzgjedhjen e dy shqiptarëve, në fund ato vendosën të bëheshin pjesë e skuadrës së këngëtares së njohur zvicerane, Anna Rossinelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit brazilian, Kaka, ka folur në lidhje me…