Këngëtarja e njohur akuzon të famshmit: Paguhen për të thënë që kanë koronavirus

25 mars 2020 | 12:57

Cardi B përmes një video në rrjetin e saj social ka hedhur një teori të saj konspirative, ku thotë se të famshmit që kanë deklaruar se janë më koronavirus genjejnë dhe e bëjnë këtë gje sepse paguhen nga një çaj detoksifikues.

“Janë paguar për të bërë reklamën e një çaji detoksifikues”, shprehet ajo.

Shumë të famshëm janë prekur nga koronavirusi kohët e fundit, përfshirë Tom Hanks me bashkëshorten e tij, Olga Kurylenko dhe Idris Elba.

Të gjithë kanë preferuar të heshtin përveç Idris Elba, ku e ka mohuar këtë deklaratë.

“Thjesht ideja sesi një njeri si puna ime paguhet për të thënë se ka koronavirus është një idjotësi e madhe. Çfarë budallallëku. Njerëzit e thonë si të ishte lajm. Është budallallëk. Unë dhe Sabrina s’përfitojmë asgjë nëse rrimë në shtëpi dhe themi që kemi diçka që s’e kemi. S’e kuptoj logjikën pas kësaj”, ka thënë Elba i cili ndodhet në izolim së bashku me gruan e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Rusinë,…