Kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën duhet të merret seriozisht

06 gusht 2018 | 00:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka thënë se ideja e bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën nuk është ide e ndonjë partie politike apo lideri në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Pajaziti ka thënë se kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën ka qenë ide e shqiptarëve që jetojnë atje madje, sipas tij, ata këtë ide e kanë jetësuar me një referendum më herët.

“Pra, buron nga e drejta legjitime e shqiptarëve atje dhe, si e tillë, duhet të merret shumë seriozisht”, është shprehur nënkryetari i PDK-së, Zenun Pajaziti.

Ai ka siguruar qytetarët e Kosovës se PDK-ja në çdo proces do të jetë kujdestare e ruajtjes së integritetit të vendit dhe të drejtave të shqiptarëve.

Pajaziti ka pohuar se shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës janë të privuar nga shumë të drejta dhe liri elementare.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i hollivudit, Jennifer Aniston është një prej aktoreve më…