Kërkohet mbështetje e listës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar
17 tetor 2018
| 12:40
Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi u ka bërë thirrje bashkëkombësve që nesër në orën 7:00 deri në orën 15:00 pranë Kuvendit Komunal në Medvegjë të deklarohen me anë të nënshkrimeve në mbështetje të listës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar, ku kandidaturën për ta drejtuar këtë institucion e ka paraqitur Muharrem Salihu.
“Të dashur bashkëkombës, ftoheni që nesër duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 15:00 pranë Kuvendit Komunal në Medvegjë të deklaroheni me anë të nënshkrimeve në mbështetjen e listës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Njoftojmë se autobusi për nesër është falas, vajtje-ardhje, sipas orarit dhe itinerarit të zakonshëm”, është thënë në njoftimin për media.