Këshilli Drejtues i UP-së vendos: Bursa për studentë do të jetë 600 euro

11 janar 2018 | 16:25

Kryetari i Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Ismet Salihu, pas mbledhjes së këtij këshilli, ka bërë me dije se është aprovuar kërkesa e studentëve për rritje të bursës.

Nga 500 euro sa është marrë vendim nga mbledhja paraprake e Këshillit të UP-së është rritur në 600 euro.

Salihu ka thënë se Këshilli i UP-së, ka marrë vendim që t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teologjisë (MAShT) dhe qeverisë për rritje të buxhetit në mënyrë që të rritet shuma e bursës.

Ai ka sqaruar se këtë vit akademik përfitues të bursës do të jenë 1530 studentë dhe shuma e shpenzuar do të jetë 960 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Vatra e cila përfaqëson qytetarët e Luginës së Preshevës,…