Këshilli Shqiptar në Norvegji tani më i kompletuar

20 mars 2023 | 15:03

Arritje e madhe për shqiptarët e Norvegjisë për të pasur një Organizatë të tillë.

Dje më datë, 18 mars 2023, ishte thirrur Kuvendi i KSHN-së i përfaqësuar me nga dy delegatë  të Organizatave të tyre për t’i mbajt punimet e Kuvendit të Këshillit të Shqiptarëve në Norvegji..

Takimi u hap zyrtarisht dhe i pranuar nga grupi punues dhe dy proces verbalistet duke konstatuar prani të mjaftueshme të të Organizatave  Shqiptare që janë  pjesë e KSHN-së. Nikoqire e këtij  takimi historik ishte Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ne bashkëpunim me Radio Rilindjen.

Duke përshëndetur së pari takimin, me një fjalim falënderues nga anëtari I grupit punues Metush Bajrami, gjithashtu fjalë përshëndetëse dhe miradije erdhën nga ish Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji z. Uliks Emra, Ambasadorja e tanishme znj. Nita Luci, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Driton Kuqi, dhe mesazh falënderues erdhi nga i  ftuari tjetër ambasador, për të marrë pjesë në takim, Ambasadori  i Republikës së Shqipërisë në Suedi, z. Virgjil Kule. Gjithashtu në takim kishte të ftuar edhe mysafir, aktivist dhe afarist të dalluar nga Norvegjisë e Suedia.

Grupi punës i KSHN- së, ishte i  përbërë nga z. Bashkim Hadergjonaj, z.Fehmi Bekteshi, z.Alush Balichi z.Metush Bajrami të cilët punuan së bashku me 22 kryetarët e apo përfaqësuesit e 22 Organizatave Shqiptare për ta realizuar një ëndërr të kamotshme të Shqiptarëve në Norvegji dhe ajo u arrit falë bashkëpunimit të mire dhe me një seriozitet të madh bashkëpunimi.

Grupi punues, shpalosi  dokumentacionin e KSHN- së, Statutin dhe 2 rregullohet edhe at Rregulloren e Kuvendit dhe Rregulloren e Kryesisë.  Me votë të lirë, ngritje dore u zgjodhën, kryetari i Kuvendit z. Bashkim Hadergjonaj dhe zëvendësi i tij, dr. Gazmend Berisha ku mandati i të cilëve do të jetë 3 vjeçar dhe  kanë për detyrë që ta thirrin  Kuvendin më së paku 1 herë në vit.

Po ashtu Kuvendi me vote të fshehtë ka zgjedhë Kryesin e KSHN- së prej 7 +3 anëtarëve me mandat 2 vjeçar:

  1. Arianit Plana
  2. Migena Papingji Bjørklund
  3. Bujar Shala
  4. Shqipe Aliu
  5. Migena Bushati
  6. Vjosa Maxhuni
  7. Lejla Maloku
  8. Metush Bajrami
  9. Alush Balichi
  10. Driton Jashari

Detyra e parë e Kryesisë së ngushtë mbetet që së sa më pare t’i zgjedhin Kryetarin, zëvendësin e tij dhe funksionet tjera në përputhje me Statutin e KSHN-ë.

Urojmë dhe shpresojmë se me një përbërje të tillë të fytyrave të reja të të dyja gjinive me një proporcion  të tillë dhe me një bagazh të arsimuarit dhe mire edukuarit ku dhe shumica e tyre gëzojnë poste të larta administrative do të çojnë proceset dhe detyrat në kuadër të KSHN-së drejtë rezultateve të reja mjaftë të gëzueshme dhe që i mungonim komunitetit tonë.

Takimi u përmbyll me një koktel festiv dhe shumë mikpritës në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji nga zonja e parë, shkëlqesia e saj znj. Nita Luci duke e mirëpritur rezultatin pozitiv nga takimi i parë me KSHN – në ku dhe u konstitua kryesia e parë me mandat 2 vjeçar.

Na priftë e mbara dhe e paçim deri në përjetësi këtë KSHN-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën ka filluar faza e dytë e rehabilitimit të…