Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën

07 shkurt 2018 | 08:58

Në Nju Jork sot do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Në këtë takim do të diskutohet mbi raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres, rreth punës së UNMIK-ut.

Në raport mes tjerash theksohet se vrasja e politikanit, Oliver Ivanoviq, ka shkaktuar shok dhe tmerr në Kosovë dhe më gjerë në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar.

Sekretari Guterres thekson se “e mirëpret përmbajtjen e treguar nga ana e liderëve politikë, pas këtij krimi mizor, dhe përkushtimin e demonstruar nga Beogradi dhe Prishtina për të bashkëpunuar dhe për evitimin e nxitjes së tensioneve politike”.

Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiq.

Raporti mbulon periudhën nga 16 tetori i 2017-s deri më 16 janar të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea tani për tani i ka dhënë përkrahje menaxherit Antonio…