Kështu do të duket Malisheva

27 tetor 2022 | 08:40

Malisheva do të marrë krejtësisht pamje tjetër, kjo pasivetëm kanë filluar ndryshimet që ta ndërrojnë pamjen e qytetit.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar kontratën për projektin fitues për ndërtimin e sheshtit të qytetit që do të quhet “Sheshi i Dëshmorëve”.

“Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur! Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës. Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm të “Sheshit të Dëshmorëve”. Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. URIME!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të shkojë sot në…