Kështu do të jetë moti nesër dhe pasnesër

05 korrik 2022 | 15:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhme do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

IHMK-ja ka njoftuar se në disa vende parashihen të ketë riga lokale shiu. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë celsius.

“Parashikimi i Motit dy ditë 6-7 korrik 2022. Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Iran kanë mbyllur tri kafene në qytetin qendror…