Kështu e komenton Challandesi transferimin e Rrahmanit te Napoli

17 janar 2020 | 21:47

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se Napoli ka bërë një blerje të shkëlqyeshme, duke e transferuar Amir Rrahmanin.

“Rrahmani është kapiteni i kombëtares sonë, si dhe mbrojtës i kompletuar dhe modern. Përdorë të dyja këmbët dhe është i shkathët me kokë. Ka një vetëbesim të veçantë me topin dhe i pëlqen të avancojë me top në pronësi. U përshtatet shumë mirë nevojave të trajnerëve. Në Dinamo Zagreb luante si mbrojtës i majtë, por mund të luajë çdo kund në mbrojtje. Për shembull, në kombëtaren tonë luan në qendër me mbrojtje të rreshtuar me 4. Napoli ka bërë një blerje të shkëlqyer. Amiri ka një personalitet solid dhe është i qetë. Për pak kohë nën udhëheqjen time është shndërruar në lider të mbrojtjes dhe zhveshtores. Nuk krijon probleme brenda zhveshtores”, ka thënë Challandes.

“Zgjedhje e përkryer për ta afruar kjo e Napoli. Akoma nuk kam komunikuar me të që nga Kërshëndellat, por që atëherë më pati treguar për këtë mundësi dhe i pata thënë që me një kalim të tillë do të bënte një hap të madh dhe kualitativ në karrierë. E këshillova vetëm që ta përmbyllte sezonin me Hellas Verona dhe ta fillonte sezonin e ri me Napolin”, ka deklaruar Challandes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në qoftëse Albin Kurti…