Kështu e komenton fitoren Edi Reja

14 tetor 2019 | 23:26

Ndaj Moldavisë, Kombëtarja mori një fitore të pastër 0-4, por ajo që kënaq më shumë ishte loja dhe dëshira e treguar nga lojtarët, e për këtë një peshë të madhe ka trajneri Reja.

Megjithatë, italiani u shpreh pas ndeshjes se merita u takon lojtarëve për këtë paraqitje. “U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë. Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin”, tha Reja.

Më tej, Reja theksoi se grupi është i bashkuar. “Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultateve dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullueshëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpunon dhe kështu vijnë rezultatet pozitive. Më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu”, tha Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me…