Kështu i trajton emigrantët Serbia

28 nëntor 2022 | 08:08

Emigrantë të rrethuar, të hedhur përtokë, me duar në kokë, me këmbë të kryqëzuara – kjo është skena e arrestimit të djeshëm të mbi 1000 emigrantëve, pas një përplasjeje të përgjakshme dhe të shtënave në Horgosh të Serbisë.

Janë shfaqur video incizime të reja të arrestimit, të cilat nuk janë përfshirë në regjistrimin zyrtar të publikuar nga MPB-ja.

Pjesëtarët e xhandarmërisë dhe njësitë e tjera policore, me mjete të plota, kapën emigrantët e paligjshëm që qëndronin në Horgosh dhe rrethinë. Gjatë atij bastisjeje janë konfiskuar armë.

Kujtojmë se aksioni pasoi të shtënat e mbrëmjes së të enjtes ku u përplasën dy grupe emigrantësh dhe u përdorën automatikë. Në videot që janë transmetuar më herët në rrjetet sociale nga Horgoshi, shihen një grup të rinjsh me kapuça në kokë duke ecur nëpër rrugë me armë në duar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28 nëntori është festë e trefishtë për shqiptarët. Përveç shpalljes…