Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare

04 gusht 2023 | 09:18

Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar Merdare për të dalë nga Kosova.

Ndërsa për të hyrë te kjo pikë kufitare, pritjet zgjasin deri në një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Mërgimtarët janë duke pritur deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë ata po presin deri në një orë e gjysmë.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj sot, do të mbajë seancën e…