Këta futbollistë do të largohen nga Milani

22 mars 2019 | 15:25

Në “Casa Milan” ka nisur puna për afrimet në afatin kalimtar të verës, por edhe për largimet që mund të prekin disa kuqezinj.

Andrea Bertolacci, Ricardo Montolivo dhe Jose Mauri janë të parët që do të lënë klubin, teksa Zapata, megjithëse sapo ka rinovuar, mund të joshet nga oferta e majme që i ka bërë Fenerbahçe.

Me siguri që do të largohet edhe Antonio Donnarumma, vëllai i madh i Gianluigit, që tashmë duelon me portierin e të rinjve për rolin e gardianit të katërt të “Djallit”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U luajtën gjashtë ndeshjet e radhës në NBA, kampionatin e…