Këta janë anëtaret e Këshillit Kombëtar të PD-së

01 maj 2022 | 22:54

Ka përfunduar numërimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, për të cilët u votua në Kuvendin e organizuar një ditë më parë nga Komisioni i Rithemelimit.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi  tha sot se procesi ishte transparent. Vokshi në fjalën e saj ka deklaruar se ditën e djeshme i është dhënë fund kryetarokracisë dhe tashmë vendimet i merr kryesia.

Sipas saj numërimi i votave është transmetuar Live për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri.

“Nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike. Në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat Live.

Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte Live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra ndërsa shumë fletë kishin edhe 140 emra apo 150 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush”, deklaroi ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është kusht që 30% e këshillit kombëtar përbëhet nga zonja ndërsa shtoi se 50% vijnë nga FRPD dhe LDG.

“30% e këshillit kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Para se të lexoj listën dua të theksoj që pas një analize që kemi bërë rezulton se janë 50% e anëtarësisë të këshillit të ri kombëtar të ardhur nga organizatat partnere të PD, FRPD dhe LDG. Është një arritje. PD sot jo vetëm që është më e fortë dhe më e bashkuar”, ka thënë Vokshi.

Emrat e fituesve si anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndër emrat vihet re rikthimi i Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Aldo Bumçit, etj.

  1. Adriana Gjonaj
  2. Adriana Kalaja
  3. Agron Kuliçaj
  4. Aida Shehu
  5. Akil Kraja
  6. Albina Deda
  7. Aldo Bumçi
  8. Aleksandër Biberaj
  9. Alta Hazizi Haluca
  10. Andi Dollapi
  11. Andi Mustafai
  12. Andon Frrokaj
  13. Anisa Dervishaj
  14. Anisa Kadesha
  15. Ankelida Çela
  16. Anxhela Malko
  17. Apollon Baçe
  18. Arben Beqiri
  19. Arben Ibro
  20. Arben Imami
  21. Arben Miza
  22. Arben Ristani
  23. Arbjola Halimi
  24. Ardjan Muka
  25. Ardian Turku
  26. Arjan Dedej
  27. Armend Musai
  28. Arnold Kariqi
  29. Arvid Bushati
  30. Aulon Kalaja
  31. Aurel Bylykbashi
  32. Avenir Peka
  33. Barbara Doda
  34. Bedri Hoxha
  35. Besart Xhaferri
  36. Besnik Aliaj
  37. Bislim Ahmetaj
  38. Bledi Kasmi
  39. Bujar Kapexhiu
  40. Bujar Vukaj
  41. Çlirim Gjata
  42. Dafina Muda
  43. Dasho Aliko
  44. Dava Marku
  45. Denion Shëngjergji
  46. Dorel Memoçi
  47. Dorian Teliti
  48. Dritan Burgie
  49. Edit Harxhi
  50. Elena Qirici
  51. Elgi Hyka
  52. Eliona Gremi
  53. Elior Vila
  54. Elisabeta Skrapari
  55. Elton Bano
  56. Elvis Malasi
  57. Edlira Bushati
  58. Enkelejda Sallaku
  59. Eno Bozdo
  60. Ensa Basha
  61. Ervin Minarolli
  62. Esmeralda Metko
  63. Etjon Kapedani
  64. Fatbardh Kadilli
  65. Fatbardha Kadiu
  66. Fatjon Bathorja
  67. Feride Rahmanaj
  68. Fjoralba Disdari
  69. Fiqiri Ismaili
  70. Florjana Garo
  71. Florin Kurmekaj
  72. Florjon Mima
  73. Gazmend Dibra
  74. Gazmir Spahia
  75. Genc Deromemaj
  76. Genc Pollo
  77. Gent Stazimiri
  78. Gentjan Mishova
  79. Gjergj Mero
  80. Gjok Vuksani
  81. Glauk Olldashi
  82. Grigerls Mucollari
  83. Ibrahim Morina
  84. Ilir Alimehemeti
  85. Ilirjana Kuçana
  86. Imanuel Çaushaj
  87. Imelda Kraja
  88. Indrit Hoxha
  89. Irena Shestani
  90. Ivi Kaso
  91. Jamarbër Malltezi
  92. Jola Hysaj
  93. Julian Dedaj
  94. Klara Bici
  95. Klaus Shaqiri
  96. Kletis Kruja
  97. Klevis Balliu
  98. Klodjan Lata
  99. Klodjan Muço
  100. Klodjana Capja
  101. Laura Vorpsi
  102. Lendjana Fratari
  103. Ledina Alolli
  104. Ledina Mandia
  105. Ledio Nuraj
  106. Lisander Hoxha
  107. Lorenc Luka
  108. Lorin Hoxha
  109. Mal Berisha
  110. Malbor Duka
  111. Mariglen Doci
  112. Marjana Brunga
  113. Matilda Qyrku
  114. Megi Balliu
  115. Mariglen Kurtbalaj
  116. Mimoza Hajdarmataj
  117. Mimoza Rexhvelaj
  118. Minushe Lazaj
  119. Mirela Tabaku
  120. Myqerem Tafaj
  121. Myslym Murrizi
  122. Nadire Mecorapaj
  123. Nazlie Laci
  124. Nikolin Çali
  125. Osman Mula
  126. Osman Stafa
  127. Parid Teferiçi
  128. Prel Gjoni
  129. Qemal Çiku
  130. Qemal Hoxha
  131. Rajmonda Bulku
  132. Renis Gjoka
  133. Robert Budina
  134. Roland Keta
  135. Rubens Shima
  136. Rudina Hajdari
  137. Saimir Mulgeci
  138. Sara Bodo
  139. Sevalgon Berisha
  140. ShaqirManjani
  141. Sherefedin Shehu
  142. Shkëlqim Hoxha
  143. Spiro Vaso
  144. Suzana Guxholli
  145. Valdete Vorpsi
  146. Voltana Ademi
  147. Xheraldo Dashi
  148. Xhuljan Guxhe
  149. Ylli Asllani
  150. Zyrafete Kulla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy javët e fundit, që kur ushtria ruse u…