Këta janë dy hajnat e dyshuar që u kapën pasi iu publikuan fotot nga Policia

20 janar 2023 | 17:43

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të identifikohen dhe të kapen dy personat e dyshuar për një rast të tentim vjedhjes në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se të dyshuarit që u kapën pasi Policia ua publikoi fotot janë Rexhep Januzi dhe Lirim Stublla.

Të njëjtit po hetohen për së paku tri raste (2 vjedhje dhe një tentim vjedhje), ku dyshohet të jenë të përfshirë. Njëri prej këtyre rasteve ka ndodhur në një market në kryeqytet.

Januzi dhe Stublla janë arrestuar gjatë ditës së sotme dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas Skenderajt…