Këta janë tre të paprekshmit e trajnerit Julen Lopetegui

17 shtator 2018 | 18:29

Normalisht që të Real Madrid sërish pritet që të qëndrojë në nivele të larta. Kampionët e Evropës edhe këtë edicion kanë një organikë të pasur, ndonëse gjatë verës u largua ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo. Portugezi ka lënë një boshllëk në skuadrën madrilene, por tani trajneri Julen Lopetegui sheh para dhe po ndërton skuadrën e tij.

Normalisht që çdo trajner ka të besuarit e tij, të cilët konsiderohen si shtylla e skuadrës. Në një ekip si Real Madrid, ku janë pjesë shumë lojtarë me cilësi është e vështirë që të gjesh disa lojtarë që të jenë të paprekshëm.

Julen Lopetegui ka vetëm 3 të tillë, pasi në këtë fillim edicioni, vetëm 3 futbollistë kanë mundur që të luajnë takime të plota. Kapiteni Sergio Ramos, mesfushori Dani Carvajal dhe sulmuesi Karim Benzema duket se janë lojtarët që kanë fituar besimin e trajnerit, kjo për faktin se janë të vetmit lojtarë që kanë qenë titullar të padiskutueshëm dhe nuk janë zëvendësuar asnjëherë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në fitoren e Lazios në…