Këto janë fjalët e Gashit pas ndarjes me Ballkanin

10 gusht 2022 | 15:01

Mesfushori Kushtrim Gashi është ndër lojtarët më të mirë në futbollin e Kosovës dhe ndër më meritorët për triumfin e Ballkanit në garën për titull.

Mirëpo ai ka vendosur të largohet nga kjo skuadër pas mosmarrëveshjeve që kishte me trajnerin Ilir Daja.

“Po largohem pas tri viteve të kaluara me kokën lartë duke dhenë gjithçka nga vetja çdo stërvitje dhe çdo ndeshje pa ndalur as një minutë të vetëm deri sa arritëm qëllimin që kishim se bashku duke u shpall kampion në Superligën e Kosovës për herë të parë në historinë e klubit”, ka shkruar Gashi në profilin e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimit( BKS) ka thënë se në 20…