KF Gjakova, shkolla e futbollit më e suksesshme për vitin 2018

31 dhjetor 2018 | 11:44

Shkolla e futbollit KF Gjakova është shpallur si shkolla sportive më e suksesshme në vitin 2018 në Komunën e Gjakovës.

Pas sukseseve te arritura me gjitha grupmoshat në vitin 2018, ku KF Gjakova është kampion i lidhjes rajonale për 11 sezone rresht, kurse se fundi ishte dhe suksesi në Suedi në muajin korrik ku grupmosha U-15 arriti deri të 4 skuadrat më të mira të turneut botëror për mosha të reja ku morën pjesë 89 shtete dhe 1783 ekipe nga e gjithë bota.

Pas këtyre sukseseve shkolla e futbollit Gjakova u shpall si shkolla sportive më e mirë nga drejtoria për Kulturë, Rinis dhe Sport në Komunën e Gjakovës. KF gjakova funksionon prej U9 deri në ekipin e senioreve në Ligën e Dytë. /Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova në vitin 2019 po hyn në dy procese paralele…