Kievi thotë se Telegrami ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

29 prill 2024 | 11:01

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-ëve zyrtarë të saj, përfshirë “chatbot”-in e inteligjencës ukrainase.

“Bot”-ët janë aplikacione softuerike, të programuara për të kryer detyra të caktuara, ndërsa “chatbot”-ët, në nivelin më bazik, janë programe të krijuara për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, përmes ndërveprimit me tekst apo me zë, shkruan Rel.

“Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të ‘bot’-ëve zyrtarë që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ‘bot’-in kryesor të inteligjencës”, njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill.

HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga menaxhmenti i Telegram-it.

“Me gjithë bllokimin e ‘bot’-it tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arijanet Muriq ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez…