Kina kalon SHBA-në, bëhet partneri më i madh tregtar i Bashkimit Europian

04 dhjetor 2020 | 00:06

Kina kaloi Shtetet e Bashkuara në tremujorin e tretë për t’u bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, pasi pandemia e COVID-19 goditi SHBA ndërsa aktiviteti kinez u rrit.

Sipas medieve të huaja, përcjell “Telegrafi”, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2020, tregtia midis BE-së dhe Kinës arriti në 425.5 miliardë euro, ndërsa tregtia midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara arriti në 412.5 miliardë euro, sipas të dhënave të Eurostat.

Ndryshe, për të njëjtën periudhë në vitin 2019, tregtia e BE-së me Kinën arriti në 413.4 miliardë euro dhe 461 miliardë euro me SHBA-në.

Eurostat tha se rezultati ishte për shkak të një rritje prej 4.5% të importeve nga Kina ndërsa eksportet mbetën të pandryshuara.

“Në të njëjtën kohë tregtia me Shtetet e Bashkuara regjistroi një rënie të ndjeshme si në importe (-11.4%) ashtu edhe në eksporte (-10.0%)”, ka bërë të ditur Eurostat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina kundër Covid-19 e kompanisë Moderna, bën që sistemi imunitar…