Kjo është deklarata e Challandesit për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit

06 shtator 2018 | 10:58

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kundërshtari ka një skuadër cilësore, por që Kosova synon të japë dhe marrë më të mirën në këtë ndeshje.

“Unë dhe shtabi teknik kemi punuar mjaft këto ditë si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kemi ushtruar lojën presing, gjuajtjet e lira, nga këndi dhe pika e bardhë. Kemi një kundërshtar mjaft të fortë e me agresivitet. Dua të kemi një ekip të mirë dhe nuk jam i fokusuar në individë. E di që të gjithë kanë dëshirë të luajnë, por ne duhet të dimë se kemi dy ndeshje dhe duhet të kemi lojtarë për dy ndeshje. Do të bëjmë atë që mundemi më së miri”, ka thënë Challandes.

/Liridon ZEQIRI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuhet se Kourtney Kardashian është rikthyer me ish të dashurin…