Kjo është “Miss Shqipëria 2022”

04 korrik 2022 | 08:51

Drita Ziri ka rrëmbyer kurorën e Miss Shqipëria 2022.

Më e bukura mes vajzave shqiptare u përzgjodh mbrëmjen e dielës në eventin më të madh dhe jetëgjatë të bukurisë Miss Shqipëria 2022. Nga kalaja madhështore e Porto Palermos në Himarë, 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën.

Edhe edicioni i 24-t i Miss Shqipëria mbajti vulën e producentit Petri Bozo, i cili kishte kuruar gjithçka në detaje. Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.

Në natën përmbyllëse nuk munguan surprizat dhe të ftuarit, duke elektrizuar një nga vendet më ekzotike të rivierës shqiptare. Spektakli u transmetua live në Tv Klan Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje.…